Kryediplomatja e Shqipërisë sot do të vizitojë Kosovën 

07:39 | 25 Nëntor 2022

Olta Xhaçka, ministre për Evropën dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë sot do të vizitojë Kosovën.

Xhaçka sot do të takohet me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

“Gërvalla dhe Xhaçka, do të zhvillojnë një takim bilateral në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku më pas do kenë një prononcim për media”, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Shpërndaje në rrjete sociale