“KRU Prishtina” zbulon 10 kyçje ilegale: Ja pse rrezikohet furnizimi me ujë

17:56 | 22 Korrik 2023
Diellza Gashi

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”,  ka njoftuar se gjatë ditës së sotme i ka zbuluar dhjetë kyçje ilegale në rrugën “Dajti” në Veternik.

Përmes një postimi në Facebook, Ujësjellësi përveç njoftimit që pati për kyçjen ilegale, u ankua se për këto kyçje ilegale rrezikohet furnizimi me ujë.

“Sapo u shkyç nga shërbimet e furnizimit me ujë një Autosaloon në Veternik. Sapo u shkyç nga shërbimet e ujit lagjja Ana,  në Veternik. Vazhdojmë me zbulimin e kyçjeve tjera ilegale në lagjen Veternik”, thuhet në njoftim.

“Ja pse rrezikohet furnizimi me ujë, nga keqpërdoruesit që ujin që është më së liri, e shfrytëzojnë ilegalisht, aq më tepër një lagje ku, jo çdokush mund të blejë shtëpi”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale