Ujësjellësi Rajonal KUR “Prishtina” njofton qytetarët se në Graçanicë, Hajvali në Fshatin Nderkombëtar, në lagjen Mati 1, si dhe në zonat qendër dhe Aktash në Prishtinë është ndërprerë furnizimi me ujë.
Sipas një njoftimi për media, KRU “Prishtina” njofton konsumatorët e qytetit të Graçanicës, Hajvalisë, Fshati Ndërkombëtar, lagjja Mati 1, zona qendër dhe Aktash në Prishtinë se, para pak çastesh është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin e krijuar nga një qytetar i pandërgjegjshëm.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në këto zona sipas një njoftimi nga KUR “Prishtina” është dëmtimi i linjës kryesore të tubacionit kryesor nga Badoci në Prishtinë.
Furnizimi iu rikthehet varësisht nga sanimi i defektit nga ekipet e ujësjellësit.
Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e zonave të lartcekura!
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...