KRU “Prishtina” inspekton puset e ujit dhe ujëmbledhësit

19:51 | 15 Korrik 2021

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, njofton se zyrtarët e kompanisë së bashku me Inspektorët komunal të Shtimes dhe Policinë e Kosovës gjatë ditës së sotme kanë vizituar dhe inspektuar të gjitha puset e ujit dhe ujëmbledhësit që furnizojnë qytetarët e kësaj komune me ujë të pijshëm.

Me anë të një postimi në Facebook, ata bënë të ditur se panë për së afërmi mbrojtjen e burimeve të ujit.

“Njëkohësisht në zonën e shërbimit janë duke u inspektuar kyçjet ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit. Fatkeqësisht po zbulohen çdo ditë me dhjetëra të tilla, të cilat drejtpërdrejt po e pengojnë distribuimin e ujit të pijshëm në pika të larta furnizuese”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara