Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, bëjnë të ditur se nga ky moment banorët në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet do të mbeten pa ujë të pijshëm.
Me anë të një komunikatë për media, kjo kompani njofton se arsyeja është dëmtimi i sapo ndodhur i gypit të ujit nga ndërtues të rrugëve.
“Nuk kanë të ndalur. Edhe në fillim të këtij muaji ende po ballafaqohemi me dëmtime të gypave të ujit që shkaktohen pa kurrfarë përgjegjësie nga kontraktorë e nënkontraktorë të ndryshëm të institucioneve”.
“Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.


Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...