KRM “Pastrimi” ka njoftuar se Komuna e Prishtinës nuk ka paguar asnjë cent për shërbimet e grumbullimit të mbeturinave, duke krijuar një borxh prej mbi 2.7 milionë eurosh.
Në njoftim thuhet se për shkak të mos pagesës, ndërmarrja nuk po arrin të sigurojë naftë për automjetet e saj dhe paralajmëron ndërprerje të shërbimit.
Sipas njoftimit, komuna ka mbledhur rreth 600 mijë euro nga qytetarët por nuk i ka transferuar tek KRM “Pastrimi”, duke bllokuar funksionimin e saj. Ndërmarrja thotë se shëndeti publik është në rrezik dhe fajëson kryetarin Përparim Rama për injorim dhe lojëra politike.
Sipas saj, shërbimi do të vazhdojë vetëm për aq kohë sa ka naftë në rezervarë.
“Po e themi me keqardhje: Prishtinas, shëndeti juaj është duke u rrezikuar qëllimshëm nga Përparim Rama. Tash e 5 muaj kemi kërkuar takim, mrëpo jemi injoruar dhe nuk na ka takuar!”, thuhet në fund të njoftimit./Arbresh.info
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...