Krimi i Komunës së Prishtinës me tokën komunale

13:54 | 20 Maj 2018

Toka e Komunës së Prishtinës po shfrytëzohet si në “bahçe të babës”. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti po i lejon qëllimshëm biznesmenët e ndryshëm që të përfitojnë nga hapësirat publike pa e paguar asnjë centë, madje duke e cenuar lëvizjen e lirë në kryeqytet.

Sheshet kryesore të Prishtinës, “Skënderbeu”, “Nëna Terezë”, “ Zahir Pajaziti”, etj, janë uzurpuar nga bizneset. Lokalet e ndryshme janë zgjeruar, janë bërë edhe një herë sa janë, duke improvizuar tenda të mbyllura në hapësirat komunale.

Asnjëra nga këto lokale nuk ka leje për shfrytëzimin e hapësirave publike, shkruan lajmi.net.

Pos njërës, leje nuk kanë as kafiteritë që shtrihen në rrugën më të frekuentuar në Prishtinë, atë “Rexhep Luci”.

Duke u ndjerë rehat me Inspektoratin e Komunës së Prishtinës, pa lejen po përdorën edhe mijëra hapësira komunale në Prishtinë për biznes sikur në Qendër, ashtu edhe në “Ulpianë”, “Dardani”, “Arbëri”, “Bregu i diellit”, “ Aktash”, “Veterrnik”, etj.

Lajmi.net ka gjetur se vetëm 92 leje janë të lëshuara aktualisht nga Komuna e Prishtinës për shfrytëzimin e hapësirave publike.

Krejt kjo, pos që po e cenon lëvizjen e lirë, po i kushton buxhetit të Komunës së Prishtinës më humbje të mëdha financiare.

Sipas Buxhetit të miratuar për vitin 2018, Komuna kishte paraparë një shumë minore të të hyrave nga hapësirat komunale, fiks 700 mijë euro. Për tre muaj nga 1 janar -31 mars 2018, nga taksat për shfrytëzimin e hapësirave publike, Komuna ka arritur të inkasojë vetëm 47, 953.30 euro, ose 48 për qind më pakë se në të njërën periudhë të vitit paraprakë. Ndërsa, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, taksa për shfrytëzim të hapësirave publike ishin mbledhur në vlerë prej 99, 699.22 euro, në të njëjtën periudhë të vitit 2016, ishin mbledhur 129, 461.56 euro.

Më poshtë mund të shihni të gjitha lejet e lëshuar deri më tani nga Komuna e Prishtinës për shfrytëzimin e hapësirave komunale. Po ashtu edhe Raportin tremujorë të të hyrave nga taksat për lejet për shfrytëzimin e hapësirës publike 2018./Lajmi.net/

Lajmet më të lexuara