Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas dështimit të seancës konstituive u ka shprehur keqardhje qytetarëve për siç tha këtë tallje që po bëhet me verdiktin e tyre nga ana e partisë së parë.
Krasniqi tha se LVV duhet ta kuptojë që ka përfunduar koha e sundimit njëpartiak.
“Qysh në fillim shpreh keqardhje qytetarëve për këtë tallje që po bëhet me verdiktin e tyre nga ana e partisë së parë e cila për të tetën herë na mbledh në Kuvend, ndërkaq sillet me mentalitetin e njëjtë”, tha ai.
Sipas tij, demokracia funksion me shumicë dhe jo me imponim.
“Institucionet janë të popullit, nuk janë të asnjë partie politike…”, tha ai.
Krasniqi tutje tha se duhet të kuptohet nga të gjithë që koha e sundimit njëpartiak ka përfunduar.
“Sa më parë të kuptojë LVV këto tri çështje aq më mirë për vendin”, tha ai. /Arbresh.info
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut