Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ika shprehur edhe njëherë ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të kolosit të letërsisë shqipe – Ismail Kadare.
Krasniqi tha se vdekja e Kadaresë është një humbje e madhe për shtetin e popullit shqiptar.
“Vdekja e Kadaresë është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen, shtetin e popullit shqiptar, por edhe për lexuesit kudo në botë, të cilët takimin e parë me shkrimtarin dhe intelektualin ikonë të kombit tonë e patën në rreshtat e dhjetëra veprave të tij”, tha Krasniqi në një postim në Facebook.
Kreu i PDK-së tha se krijimtaria e Ismail Kadaresë na frymëzoi e na edukoi ndër breza, duke shtuar se në raftet e librave të secilës shtëpi ku flitet shqip, gjithmonë do të jetë së paku një libër i Kadaresë.
“Pena, imagjinata dhe krijimtaria e Ismail Kadaresë na frymëzoi e na edukoi ndër breza. Ai u bë shkrimtari protagonist i letërsisë, qytetërimit dhe mendimit shqiptar, duke e popullarizuar letërsinë shqipe dhe historinë e kulturën e Shqipërisë dhe shqiptarëve në përmasa evropiane dhe botërore. Kujtimi për fanarin e letërsisë tonë kombëtare do të jetë i përhershëm, ashtu si krijimtaria e tij, sepse në raftet e librave të secilës shtëpi ku flitet shqip, gjithmonë do të jetë së paku një libër i Kadaresë. Pusho i qetë ISMAIL KADARE – ti Gjeneral i letrave shqipe!”, tha Krasniqi./Arbresh.info/
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës