Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka uruar kryeministrin e sapo zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se nuk ka dyshim që Xhaferi me eksperiencën, përkushtimin dhe përgatitjen e tij do të jetë një kryeministër i mirë, i drejt dhe kredibil për të gjithë qytetarët e RMV-së, përcjell Arbresh.info.
Lexo edhe:
Historike, Talat Xhaferi bëhet i pari kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut
Postimi i plotë:
Urime Kryeministër, Talat Xhaferi!
Sot, në këtë ditë historike, të krenarisë dhe emocioneve të larta, i uroj mikut tim, Talat Xhaferit, emërimin si Kryeministër i Qeverisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Sot, i uroj të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që përpjekjet e tyre shekullore për barazi, drejtësi e faktorizim, po kulmojnë me kryeministrin e parë shqiptar në histori të këtij shteti.
Sot, mbi të gjitha, është dita për të përgëzuar edhe liderin e shqiptarëve në këtë shtet, heroin e luftës dhe paqes, Ali Ahmetin, i cili, me maturinë dhe vizionin e tij luajti rolin kryesor në ngritjen e shqiptarëve dhe realizimin e kësaj të arriture historike.
Nuk kam dyshimin më të vogël se, me eksperiencën, përkushtimin dhe përgatitjen e tij, Talat Xhaferi do të jetë një Kryeministër i mirë, i drejtë dhe kredibil për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut në mandatin e tij.
Punë të mbarë dhe suksese, mik.
Urime të gjithëve!/Arbresh.info
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...