Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.
Ai uroi që kjo ditë të sjellë në mesin tonë paqe, dashuri dhe harmoni., shkruan Arbresh.info.
“Gëzuar Festën e Fitër Bajramit! Kjo ditë le të sjellë në mesin tonë paqe, dashuri dhe harmoni. Bajrami është moment i reflektimit, falënderimit dhe afrimit me njëri-tjetrin, ndaj le të shfrytëzojmë këtë ditë për të përhapur mirësi dhe solidaritet.”, ka shkruar Krasniqi.
“Sepse, siç ka thënë edhe Profeti Muhamed: “Njeriu më i dashur te Zoti është ai që u sjell më shumë dobi njerëzve”.”, shtoi ai.
“Uroj që shtëpitë tuaja të jenë të mbushura me gëzim, tryezat tuaja me bereqet dhe zemrat tuaja me dashuri.”, tha mes të tjerash kreu i PDK-së./Arbresh.info/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit