Kryetari i PDK-së, Memli Krasniq është takuar sot me të ngarkuarin me punë në Ambasadën Japoneze në Kosovë, Keisuke Yamanaka.
Krasniqi dhe ambasadori kanë diskturuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Japonisë në fusha të ndryshme.
“Sot prita në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën Japoneze në Kosovë, Keisuke Yamanaka, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Japonisë në fusha të ndryshme. Gjatë këtij takimi shpreha mirënjohjen time për investimet japoneze në Kosovë ndër vite, të cilat kanë ndihmuar zhvillimin në vendin tonë. Partia Demokratike e Kosovës si lidere e opozitës do të vazhdojë të angazhohet në thellimin e raporteve bilaterale me ambasadat e huaja për të shtyrë përpara projekte me rëndësi për qytetarët tanë”, ka shkruar Krasniqi në rrjetet sociale./arbresh.info/
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...
Kosova fiton të drejtën për parafinancim mbi 60 ml € nga Pla...
Gjykata Supreme e ShBA-së rrëzon tarifat e Trumpit
Edi Rama merr pjesë në tryezën e Atlantic Council në SHBA
Kallas: Paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë do të mir...