Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Krasniqi dhe ambasadori britanik kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore.
“Krasniqi e njoftoi ambasadorin Hargreaves me vizionin dhe programin e PDK-së dhe të kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza, i cili ka në fokus zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës. “Kosova mundet ma mirë” po mirëpritet anë e kënd Kosovës, me një mobilizim dhe përkrahje masive nga qytetarët. Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të japë kontributin e saj për një proces zgjedhor të lirë, transparent, fer dhe demokratik”, thuhet në njoftimin për media nga kjo parti./Arbresh.info/



Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...