Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rurual, Memli Krasniqi ka reaguar ndaj sulmeve që po I bëhen ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie.
Ai cilëson këto sulme si neveritëse dhe thotë se çdo tendencë për t’i arsyetuar ato nuk janë në frymën e respektit, mirënjohes dhe miqësisë që institucionet e Kosovës kanë me Amerikën.
Krasniqi thotë se kushdo që mundohet të ndryshojë kursin e miqësisë “së përhershme të Kosovës dhe SHBA-të do të përfundojë në plehun e historisë si përfaqësues i tendencave anti-kombëtare dhe anti-shtetërore”.
Postimi i plotë i Memli Krasniqit:
Sulmet kundër Ambasadorit amerikan, Greg Delawie, janë sulme kundër vet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kur ato vijnë nga cilido qytetar i Republikës së Kosovës, vërtet janë më shumë se neveritëse.
Është paturpësi e llojit të vet edhe tendenca për t’i arsyetuar këto sulme, të cilat nuk janë në frymën e traditës sonë të respektit, mirënjohjes dhe miqësisë me institucionet dhe popullin amerikan e as në frymën e vlerave perëndimore të cilat janë vlera të popullit tonë.
Të gjithë ata që mundohen ta ndryshojnë kursin e miqësisë së përhershme të Kosovës me SH.B.A.-të do të përfundojnë në plehun e historisë si përfaqësues të tendencave anti-kombëtare dhe anti-shtetërore, duke marrë përgjigjen meritore nga qytetarët e vendit tonë, të cilët kurre nuk do të mëshirohen me vlerat kundër-civilizuese, që për fat të keq një grusht njerëzish sot po i promovojnë pa fije turpi.
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez
Këta janë kandidatët për deputetë që s’i votoi askush
Konferenca Ipeshkvore reagon për protestat kundër projektit ...
DnV: Zgjedhjet e 7 qershorit u zhvilluan në përputhje me sta...