Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim, në selinë e partisë së tij, delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Austrisë dhe Kosovës të udhëhequr nga deputetja, Carmen Jeitler-Cincelli.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se diskutuan për raportet e shkëlqyera mes dy shteteve dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral.
“Në takim me deputetët austriakë theksova se populli i Kosovës është mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga Austria ndër vite, në fusha të ndryshme”, tha Krasniqi.
“PDK mbetet e përkushtuar në kultivimin e raporteve të mira me miqtë dhe aleatët tanë ndërkombëtarë, në funksion të arritjes së qëllimeve tona shtetërore”, tha lideri i PDK-së./Arbresh.info/
VV-ja tentoi ta ndryshoi mënyrën e votimit në Kuvend, AAK-ja...
Osmani ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetëror...
“Na duhet zgjidhje për të dalur nga ngërçi”, Haradinaj publi...
AAK dorëzon në Kushtetuese çështjen e votimit të fshehtë për...
Kryetarja e Dhomave të Specializuara viziton Kosovën, polici...
Numërohen 31.07% e kutive të votimit në Shqipëri, PS kryeson...