Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ku kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe popujve dhe për rolin e PDK-së si opozitës në Kosovë.
Kreu i PDK -së përmes një postimi në Facebook ka theksuar se për PDK-në, bashkërendimi me Washingtonin për çështje të interesit strategjik është vital dhe i pazëvendësueshëm.
”Në takim me Ambasadorin Philip Kosnett theksova se PDK, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, gjithmonë ka investuar në forcimin e raporteve mes vendeve dhe popujve tanë dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Për PDK-në, bashkërendimi me Washingtonin për çështje të interesit strategjik është vital dhe i pazëvendësueshëm. Ambasadorin Kosnett e njoftova se PDK si lidere opozitare do të angazhohet me kompetencë dhe profesionalizëm që të ofrojë alternativë kredibile për qytetarët e Kosovës”, shkruan Krasniqi./arbresh.info/
“I kyçur në krim që një kohë të gjatë”, Sveçla j...
Krasniqi: S’është arritur asnjë marrëveshje politike mes Lim...
Netanyahu: Ne jemi afër përmbushjes së qëllimeve tona
Bajrami i reagon Muratit për 90 milionët e Bankës Botërore: ...
Kurti “thyen heshtjen”, para fillimit të seancës...
Manchester United planifikon ofertë për sulmuesin që shpërth...