Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se nëse dështon Albin Kurti, partia e të cilit ka dalë e para në rezultatin zgjedhor, që ta formojë qeverinë, PDK do ta bëjë në një afat rekord.
Sipas Krasniqit, atyre do t’u duhen vetëm 48 orë për ta përfunduar këtë proces.
“Nëse Kurti do të dështonte, ne për 48 orë i takojmë [pakicat]. Për ne ka qenë e rëndësishme edhe para qytetarëve me tregu një shembull ndryshe prej Kurtit. Shembull të respektimit të vendit tonë, të ligjeve, të Kushtetutës sonë. Për 48 orë ne e kryejmë në momentin që Kurti dështon, për 48 orë me takime e me krejt bahen, veç ai e ka radhën”, tha kreu i PDK-së.
Krasniqi tha se presin që Kurti ta konsumojë të drejtën kushtetuese që i pari të provojë formimin e qeverisë pasi sipas tij, nuk duan t`i lënë fare hapësirë që të viktimizohet.
“Ne nuk dëshirojmë që ai nesër me u viktimizu e me u mshef mas asaj që na se lamë, jo more zotëri ne jo që po të lajmë por po të ftojmë urdhëro bënë qeverinë. Të takon me provu i pari, mos na humb kohë, konstituoje kuvendin me 15 prill, merre mandatin pasdite me të 15-tin edhe bone qeverinë, nëse je i zoti, para 30 prillit”, tha Krasniqi në Rubikon.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...