Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur i qartë pas seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku sot për herë të parë u dha edhe një propozim tjetër.
Pasi VV-ja propozoi edhe Donika Gërvallen e cila nuk i mori votat, Krasniqi tha se PDK-ja e voton veç një kandidat të pranueshëm nga radhët e partisë së parë që nuk ka qenë pjesë e qeverisë së Kurtit.
“Ne erdhëm sot me shpresën që VV-ja do të rezonojë arsyeshëm dhe do të propozojë një kandidat që merr vota dhe të ecim tutje në krijimin e institucioneve. Megjithatë ju e patë që ata dolën me dy propozime, ndryshe nga herët e kaluara”.
“Nuk e di me çfarë logjike apo me çfarë dispozite e mbylli Avni Dehari seancën, kanë mundur edhe të tjerët t’i propozojnë sot, por së paku mund të themi që kemi një rikthim te pika ku kemi qenë e nga e cila nuk është dashur të largohemi asnjëherë”, tha ai.
“PDK-ja siç ka thënë prej fillimi, e përsërit qëndrimin, do të votojmë një kandidat të pranueshëm nga radhët e partisë së parë që nuk ka qenë pjesë e qeverisë së Kurtit”.
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...
KRU ‘Prishtina’: Shembjen e dheut e shkaktuan punimet në ter...
“Fadil Vokrri” “i pathyeshëm” nga shtatori i vitit 2024 – A ...
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën