Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas anëtarësimit të PDK-së në rrjetin e Partive Liberale të Evropës Juglindore (LIBSEEN), përmes një postimi në Twitter, ka thënë se PDK, është e përkushtuar që të punojnë për një të ardhme evropiane për Kosovën.
Ai po ashtu ka falënderuar Roman Jakiq, i cili është kryetar i Rrjetit Liberal të Evropës Juglindore, për mbështetjen që ky i fundit i ka dhënë PDK-së.
“I lumtur të njoftoj se Partia Demokratike e Kosovës është bërë anëtare e plotë e LIBSEEN. Ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për një të ardhme evropiane për Kosovën dhe të gjitha vendet në Evropën Juglindore. Falënderoj Roman Jakiq dhe të gjithë miqtë e tjerë të LIBSEEN për mbështetjen. Faleminderit Ilhan Kyuchyuk për udhëheqjen e tij” ka thënë Krasniqi./arbresh.info/
Happy to announce that @pdkzyrtare has become a full member of @libseen. We are committed to work together for a European future for ?? and all countries in #SEE. Grateful to @romanjakic and all other #LIBSEEN friends for the support. Thanks to @ilhankyuchyuk for his leadership.
— Memli Krasniqi (@MemliKrasniqi) May 14, 2022
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...