Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë homazhe në Prekaz me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës, duke thënë se aty i ka rrënjët liria.
Krasniqi ka thënë se sot dhe asnjëherë tjetër nuk harrohen as miqtë ndërkombëtarë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO’n, që qëndruan përkrah vendit në momentet më vendimtare, shkruan Arbresh.info.
Ai ka përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
“Këtë përvjetor, me shpresën e thellë se do të jetë i fundit që e shënojmë pa ta, e urojmë me zemër për çlirimtarët tanë që padrejtësisht po mbahen në Hagë: Presidentin Hashim Thaçi, Kryeparlamentarin Kadri Veseli, Kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, Deputetin Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre. Lufta e tyre ishte e drejtë dhe e pastër, sepse ishte lufta dhe përpjekja e një populli të tërë, që për shumë breza sakrifikoi për liri”, ka shkruar Krasniqi./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...