Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, vizitoi sot ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, ku nënshkroi Librin e Zisë në shenjë ngushëllimi për jetët e humbura në tragjedinë e rëndë që ndodhi në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Në mesazhin e tij, Krasniqi shprehu dhembjen dhe solidaritetin e tij me familjet e viktimave dhe me gjithë popullin e Maqedonisë së Veriut në këto momente të rënda zie.
“Partia Demokratike e Kosovës i shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe qëndron në solidaritet me popullin e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin nga PDK-ja./Arbresh.info/
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit
Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 vëllezër
Bomba e merkatos, José Mourinho rikthehet te Real Madrid!
E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në aksident trafiku në...
Rama vizitë 4-ditore në Korenë e Jugut, takim me kryeministr...