Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se me PDK-në në qeverisje dhe Bedri Hamzën Kryeministër, gratë do të kenë mbështetje të fuqishme dhe dinjitoze në çdo hap – në politikë, ekonomi, arsim, familje dhe çdo fushë tjetër të jetës.
Ai tha se do të krijojnë më shumë mundësi për gratë që të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes, duke i mbështetur me politika të qarta për barazi dhe përfaqësim të drejtë, shkruan Arbresh.info.
“Nga mbështetja për nënat e reja deri te fuqizimi i grave sipërmarrëse, ne do të sigurojmë që çdo grua të ketë mundësinë të arrijë potencialin e saj të plotë. Si hap konkret, do të ofrojmë 100 euro në muaj për familjet që nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet publike, duke u mundësuar një alternativë në çerdhet private. Kjo do t’u japë grave mundësinë të punojnë, të zhvillohen profesionalisht dhe të ndërtojnë një të ardhme më të sigurt për veten dhe familjet e tyre.”, ka shkruar ai.
“Kur gratë fuqizohen, e gjithë shoqëria ecën përpara!”, tha Krasniqi./Arbresh.info/
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj