Pas dështimit të serishëm të seancës konstituive, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, tha se nëse nuk ka zgjidhje të kësaj situate vendi mund të shkoj në zgjedhje në muajin maj ose qershor.
Më tej, ai tha se Kurti nuk ka mandat të ftojë askënd për konsultime, sepse siç u shpreh, “Kurti është vetëm një deputet”.
“Nuk i ka votat as për qeveri. Sikur t’i kishte votat për qeveri do t’i kishte edhe votat për kryetar të Kuvendit. Ose duhet konstituar Kuvendin ose një marrëveshje politike, ose të shkohet në zgjedhje. Duhet ta propozuar dikë tjetër. Nuk dua t’ua imponoj kandidatin. Vetën ta propozon ai (Albin Kurti). Nëse nuk dalim nga kjo situatë zgjedhje do të kemi në maj ose në qershor. Albulena Haxhiu nuk kalon. I ftoj të ndërrojnë kandidatin, nxirreni dike që i merr votat”, tha Krasniqi./Arbresh.info/
Gruda realizon gol ndaj Man Unitedit
Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup