Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë, ka kujtuar një mijë e 617 qytetarëve, fati i të cilëve mbetet ende i panjohur.
Krasniqi me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se Meja është e vërteta e Serbisë e luftës së Kosovës.
Tutje, ai ka thënë se këta persona janë baballarët, nënat, vëllezërit, motrat, djemtë dhe vajzat tona.
Postimi i plotë:
Gjenocidi i orkestruar i shtetit serb në Kosovë, vjen e shfaqet në mënyrën e tij më barbare në Mejë të Gjakovës, me 27 prill të vitit 1999, duke lënë pas vetes 376 persona të masakruar.
Pleq, burra e fëmijë – të vrarë në gjakftohtësi dhe me paramendim. Të gjithë civilë e të pafajshëm. 36 djem ishin nën moshën 18 vjeç. Trupat e 13 viktimave ende nuk janë gjetur.
Dhjetëra oficerë të lartë serbë ishin të përfshirë, direkt ose indirekt, apo ishin në dijeni për këtë masakër. Të gjithë ata janë të lirë dhe nuk kanë dhënë asnjëherë llogari për krimet e kryera në Mejë dhe vende tjera të Kosovës.
Meja është e vërteta e Serbisë. Meja është e vërteta e luftës së Kosovës. Meja flet për viktimën dhe agresorin – më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë.
Kosova nuk do të harrojë asnjëherë.
Lavdi e përjetshme martirëve të atdheut tonë!/Arbresh.info
OKB: Asnjë ndihmë ushqimore nuk ka hyrë në veri të Gazës që ...
Maratona e Tiranës, Veliaj: Mundësi për të promovuar kulturë...
Shoqata e Prokurorëve dënon kërcënimet ndaj u.d të kryeproku...
Krasniqi: PDK-ja nuk do të rri duarkryq derisa ushtarët tanë...
Foda zgjedh 11-shen startuese ndaj Lituanisë
Kurti e Gërvalla, priten me nderime të larta nga mërgimtarët...