Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit të raportit nga Instituti GAP për transparencë buxhetore ku gjashtë komuna të udhëhequra nga PDK janë renditur të parat.
Raporti e ka renditur të parën komunën e Drenasit me 100% të pikëve të grumbulluara ashtu si Mitrovicën, Prizrenin e Skenderajn, shkruan Arbresh.info.
“Gjashtë nga tetë komunat të cilat udhëhiqen nga PDK, janë renditur në krye të tabelës për transparencë buxhetore për vitin 2022, në raportin e publikuar sot nga Instituti GAP. Ky raport, i cili vlerëson transparencën buxhetore të komunave në Kosovë dhe i rendit ato në bazë të performancës, ka renditur të parën komunën e Drenasit, me 100 % të pikëve të grumbulluara, aq sa kanë edhe Mitrovica, Prizreni e Skenderaj”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje, kreu opozitar u shpreh i lumtur dhe krenar me punën e bashkëpartiakëve të tij.
“Jam i lumtur dhe krenar me punën dhe përgjegjësinë të cilën po e tregojnë para qytetarëve dhe para ligjit, të gjithë Kryetarët e komunave të cilat udhëhiqen nga PDK-ja, si edhe ekipet e tyre. Transparencë dhe llogaridhënie, kjo është mënyra e vetme përpara – asgjë më pak!”, ka shkruar Krasniqi. /Arbresh.info
Lladrovci me mesazh të fortë ndaj PDK-së: Nuk pranoj të bëhe...
Qeveria e kryeministrit Radev merr votëbesimin nga parlament...
Një burrë gjendet pa shenja jete në Suharekë, rasti po hetoh...
Rooney shpërthen ndaj Tuchel: Lënia jashtë e Arnold është e ...
Vrasja e 66-vjeçarit në Sarandë, pesë të arrestuar
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin në rastin e mashtrimit ...