Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se është e vështirë që zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale në Kosovë të mbahen në të njëjtën datë.
Ai tha se është e vështirë pasi ka disa afate Kushtetuese që duhet ndjekur, por shtoi se mund të mbahen më heret zgjedhjet e përgjithshme të jashtëzakonshme.
Krasniqi në një prononcim për media pas takimit konsultativ të partive me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se ai ka propozuar datat 12 tetor apo 19 tetor si data të mundshme për zgjedhjet lokale.
“Presidentja besoj se i ka marrë parasysh. S’ka shumë dallime te pjesa e datave sa në mesin e partive të mëdha e as atyre të minoriteteve. Pres në ditët në vijim të dekretohet data e zgjedhjeve”, tha Krasniqi.
Ai ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti që mungoi në takimin konsultativ për zgjedhjet lokale të mbajtur sot.
“Nga gjitha partitë e ftuara, vetëm kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje e kryetari i Lista Sërpskas munguan e bojkotuan këtë takim. Takim kaq i rëndësishëm që ndodh një herë në 4 vjet…Nuk pretendoj se e kanë bërë në marrëveshje, por vërtetë linte shije të keqe kjo mungesë”, tha Krasniqi.
Zjarri në një ndërtesë në Prishtinë, një person pranon tretm...
Tentoi t’i ikë policisë me qerre, kapet me 21 dele të kontra...
Presidenti Begaj vazhdon vizitën në Kosovë
Vdes një person në Pejë, ra nga një lartësi prej 3 metrash d...
Të shtëna në Kentucky State University: Vritet studenti, i d...
Fustani e “tradhton” aktoren e njohur, kjo gjë nuk pritej në...