Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se askush nuk ka kërkuar që të Fatmir Limaj të kthehet në PDK.
Krasniqi në emisionin ‘Pressing’ ishte i prerë në përgjigjen e tij, kur u pyet se a do të kthehet Fatmir Limaj në PDK.
Krasniqi tha se kjo nuk është diskutuar fare, pasi nuk ka pasur një kërkesë të tillë. Ai shtoi se as Fatmir Limaj nuk ka kërkuar të kthehet në PDK, e as PDK-ja nuk ka kërkuar të kthehet Limaj.
“Kjo s’është temë fare, për të trajtuar diçka të tillë së pari duhet të ketë kërkesë. As nuk kërkon zotëri Fatmir Limaj të kthehet në PDK, e as PDK-ja me kthy zotëri Limajn. Kjo është e vërteta e shkurt dhe e thjeshtë. Nuk është temë që është diskutu, sepse nuk është as kërkesë e askujt. Tjetër është që dikush mundet me pas interesa të caktuara, dikush tjetër mundet me pas përshtypje të caktuara”, shtoi Krasniqi.
Drejtori i ri i RTK-së ia mban një fjalim moralizues opozitë...
Gjermania ka probleme me dëbimin e azilkërkuesve të refuzuar
Shala: PDK ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për plotësim ndrys...
Fiorentina i dërgon sinjal Barcelonës dhe Liverpoolit, është...
100 ushtarë të KFOR-it vrapojnë mbi 10 km me ngarkesa, trium...
Elon Musk shpallet i pafajshëm për mashtrim me postimin e ti...