Kreu i PDK-së, Memli Kransiqi, ka njoftuar se ka marrë pjesë në konferencën “BlockTalk Prishtina 2025” – të organizuar për të dytin vit me radhë në Prishtinë, dedikuar teknologjisë blockchain dhe kriptovalutave, në bashkëpunim me kompaninë më të madhe në botë në këtë fushë, Binance.
Krasniqi ka thënë se e ardhmja s’pret dhe se kriptovalutat s’janë më çështje e së ardhmes, meqë ato po e ndryshojnë botën sot.
“Diskutuam për potencialin që kanë Kosova dhe rajoni, për sfidat që na presin dhe për rolin që mund të luajmë në ekonominë dixhitale globale”, ka thënë Krasniqi.
“Kosova ka një rini të talentuar dhe të pasionuar për këtë fushë. Gjithçka që u duhet është një shtet që e kupton këtë potencial, që krijon një mjedis miqësor dhe u qëndron pranë. Nëse e bëjmë këtë, Kosova mund të shndërrohet në një qendër rajonale për teknologjinë blockchain dhe kriptovalutat”, ka shtuar tutje ai.
Gjermania merr masa paraprake në rast të hakmarrjes nga Iran...
Mesazhi i ashpër i Trump për kompanitë e naftës: Mbani çmime...
Rizvanolli: Kosova në asnjë moment nuk ka qenë në kolaps ene...
Ferizaj prezanton transferimin e radhës, Rejan Thaçin
Dogana kap 650 gram fara të dyshuara kanabisi në pako nga Gj...
Aktakuzë ndaj një burri në Gjakovë për kanosje me armë ndaj ...