KQZ sot pranoi rreth 1500 aplikime nga diaspora

18:42 | 13 Janar 2021

Rreth 1500 qytetarë nga diaspora tashmë kanë dërguar aplikimet e tyre në Komisionin Qendrore Zgjedhor, për tu regjistruar si votues të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar, Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ, i cili tha se kjo shifër nuk është përfundimtare pasi që presin ende aplikime.

”Janë diku 1500 emaile që kemi pranuar, dhe ato do të shqyrtohen për të ditur saktë numrin e aplikimeve. Janë diku rreth 1500 aplikime, por që ky numër ndryshon kohë pas kohe për faktin se përmes emaileve presim vazhdimisht aplikacione”, tha Elezi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara