KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje

09:46 | 9 Qershor 2026
E H

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, ku janë bërë të ditura edhe gratë më të votuara nga partitë kryesore.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, më e votuara është Albulena Haxhiu me 18 mijë e 844 vota, e ndjekur nga Donika Gërvalla-Schwarz me 15 mijë e 220, Mimoza Kusari-Lila me 10 mijë e 281, Shqipe Mehmeti-Selimi me 7 mijë e 25 dhe Saranda Bogujevci me 4 mijë e 452 vota.

Në PDK, më së shumti vota ka marrë Sala Jashari me 7 mijë e 185, pasuar nga Vlora Çitaku me 6 mijë e 934, Ganimete Musliu me 5 mijë e 360, Besa Kabashi-Ramaj me 3 mijë e 717 dhe Kosovare Murseli me 4 mijë e 390 vota.

Në LDK, Vjosa Osmani-Sadriu prin me 13 mijë e 575 vota, e ndjekur nga Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri dhe Jehona Lushaku-Sadriu.

Nga AAK, më e votuara është Time Kadrijaj me 3 mijë e 332 vota, e ndjekur nga Albana Bytyqi, Diellza Kukaj dhe Malësor Ramosaj-Zanuzaj.