Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet financiare të audituara të partive politike për vitin 2024.
Sipas raportit, Lëvizja Vetëvendosje ka pasur të hyra në vlerë prej 2 milionë e 337 mijë e 168 euro, ndërsa shpenzimet e saj kanë arritur në 1 milion e 805 mijë e 296 euro.
Partia Demokratike e Kosovës ka realizuar të hyra prej 1 milion e 16 mijë e 978 euro dhe ka shpenzuar 941 mijë e 266 euro gjatë vitit 2024.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka raportuar të hyra në vlerë prej 643 mijë e 47 euro, ndërsa shpenzimet e saj kanë qenë 594 mijë e 398 euro.
Në raportin për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) thuhet se kjo parti ka pasur të hyra prej 314 mijë e 390 euro, por ka shpenzuar 365 mijë e 128 euro – mbi 50 mijë euro më shumë se të hyrat.
Sipas njoftimit të KQZ-së, këto raporte janë audituar nga auditorë të përzgjedhur përmes një konkursi publik të hapur nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP).
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...