KQZ ndryshon slloganin, ishte i ngjashëm me slloganin e një partie

10:20 | 23 Shtator 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot ka ndryshuar sloganin e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Nga ‘Të votojmë për të ardhmen tonë’ sllogani është ndryshuar në ‘Trego fuqinë tënde, voto”, shkruan arbresh.info.

Këtë ndryshimin e ka kërkuar anëtarja e KQZ-së, Nazlie Balaj. Ajo ka shtuar se sllogani është i ngjashëm me atë të një parie tjetër politike.

“Këshilli Mbikëqyrës për Informim Publik ka mbajtur mbledhjen e radhës më 21 shtator dhe ka shqyrtuar ndryshimin e sloganit ‘Të votojmë për të ardhmen tonë’ për shkak të ngritjes së dyshimit se ka ngjashmëri me sloganin e një subjekti tjetër politik të certifikuar”, ka thënë ajo.

Ajo gjithashtu ka kërkuar miratimin e tij.

“Slogani i ri i propozuar është ‘Trego fuqinë tënde voto’ dhe si të tillë kërkojmë miratimin e tij”, ka shtuar ajo.

E pas hedhjes në votim është miratuar më të gjitha votat pro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara