Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i bërë përgatitjet finale për zhvillimin e rrethit të dytë të zgjedhjeve këtë të diele në njëzet komuna të vendit.
Zyrtarë të këtij institucioni premtojnë se më 19 nëntor 2017 do t’i publikojnë më shpejt rezultatet preliminare të votimeve për kryetarë të komunave, pasi më 22 tetor si pasojë e problemeve me serverë kishin dështuar t’i publikojnë me kohë ato, shkruan sot GazetaZeri.
Megjithatë, disa nga përfaqësuesit e partive politike në KQZ shprehin dyshime se edhe më 19 nëntor 2017 mund të ketë parregullsi në votime, për shkak të mospastrimit të listave të votuesve nga autoritetet përkatëse.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka deklaruar për “Zërin” se KQZ-ja është duke u përgatitur për rundin e dytë të zgjedhjeve dhe gjithçka po shkon në përputhje me planin operativ për organizimin e zgjedhjeve.
Goditi me grusht kapitenin e ekipit kundërshtar, portieri sp...
Haxhiu fajëson opozitën: Mungesa e tyre prodhon pasoja direk...
Nagavci sërish fton opozitën për pjesëmarrje në seancën për ...
Nis seanca për presidentin, veç VV në sallë
Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e President...
Kaq para do të fitojë Amir Rrahmani me kontratën e re tek Na...