Pas vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me ankesat e partive politike për mos certifikimin e listave të tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet gjatë ditës së nesërme për të proceduar konform vendimeve të gjykatës.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të lexojë me vëmendje të gjitha vendimet e Gjykatës Supreme dhe ashtu siç e kemi bërë të ditur qysh në fillim të fazës ankimore: Do të veprojmë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për EO.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, besoj se do të mblidhet gjatë ditës së nesërme për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme dhe për këtë do t’iu njoftojmë me kohë”, shtoi Elezi.
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...
Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun
Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidenti...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde
Kristjan Asllani asiston në ndeshje ndaj Goztepes
Qarkulloi rreth 2 milionë euro, arrestohet administratorja p...