Zëdhënësi për media në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se sot i kanë pranuar kërkesat për verifikim të nënshkrimeve të mbledhura edhe në komunat, Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq.
Elezi për Arbresh.info bën të ditur se të njëjtën listë ditë më parë e kishin pranuar edhe nga Zubin Potoku.
“Mund t’ua konfirmoj se gjatë ditës së sotme kemi pranuar edhe kërkesat për verifikim të nënshkrimeve të mbledhura në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq. Ndërkaq, siç kemi njoftuar, më parë kemi pranuar edhe kërkesën të njëjtë edhe nga Zubin Potoku”, tha ai.
Ai tha se KQZ në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë listën e nënshkrimeve,
“KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë listën e nënshkrimeve, pra nëse nënshkruesit janë qytetarë me të drejt vote në komunën përkatëse”, ka thënë Elezi./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...