Valdete Daka nga Komisioni Qendror Zgjedhor, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet e mundshme për procesin zgjedhor të 22 tetorit.
”Jemi të gatshëm për zgjedhjet lokale” është shprehur ajo, në Ora e Fundit të Klan Kosovës.
Daka tutje ka thënë se për dallim nga zgjedhjet e përgjithshme të qershorit, në Kosovë, ku kishin afat kohor për përgatitje vetëm 30 ditë, zgjedhjet lokale KQZ-në e presin me të gjitha procedurat e duhura për votuesit, transmeton Klan Kosova.
”Përgatitjet për zgjedhjet e 22 tetorit po vazhdojnë qetë, kishim kohë të mjaftueshme dhe kemi mund të zhvillojmë procedurat pa ndonjë pengesë”.
”Ne kritikohemi për dicka që në fakt nuk jemi fajtorë, janë procedurat ligjore ato që na obligojnë që të rinumërojnë kutitë që në fakt nuk janë krejtësisht të rregullta. Nuk është faji i KQZ-së është plotësimi gabim i formularëve e prandaj ne ngecim”.
Albulena Haxhiu zgjedhjet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Kurti thotë se kësaj here kryetarja e Kuvendit do të votohet...
Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës
Avokati Dixon: Kemi ngelur në duar të thashethemeve- asnjë p...
Fatmir Spahiu nuk do të jetë ministër i Kulturës
Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Pr...