Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm për zgjedhjet e reja në komunat veriore të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si institucion i përhershëm kushtetues, e ka për detyrë kryesore organizimin e zgjedhjeve kurdo që ato shpallen. Si çdoherë, ashtu siç kemi thënë edhe në të kaluarën, KQZ-ja është e gatshme për të përmbushur detyrat që dalin nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi”, tha Elezi.
Kujtojmë se Qeveria ka marrë disa hapa konkret, ku përmes një Udhëzimi administrative nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do nis dhe procesi largimit të kryetarëve aktual./Arbresh.info/
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...
Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Trump po vëzhgon me kujdes r...
Elijona Binakaj: Kam humbur xhaxhanë, kjo heshtje është dhim...
Juve s’heq dorë nga Spalletti, arrihet marrëveshja për kontr...
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Kosova është de...