Kjo fundjavë mbushi me pushues thuajse të gjitha plazhet kryesore nga jugu në veri. Që në orët e para të mëngjesit, fluks i lartë pushuesish u regjistrua nga Kosova.
Kjo foto tregon fluksin e lartë të hyrjes nga Kosova mëngjesin e së shtunës.
Shqiptarët përtej kufirit iu drejtuan masivisht bregdetit duke shkaktuar radhë në Morinë.
Destinacionet varionin nga Shëngjini më i afërt, deri në jugun e thellë.
“Po shkojmë në Velipojë. Mirë duken kontrollet”.
Pas lehësimit të masave në të dy vendet, thonë se rreziku nga koronavirusi është thuajse i njëjtë. Ndaj plazhin nuk do ta braktisin.
“Frika si në Prishtinë si në Dhërmi është njësoj”.
Ata që kishin zgjedhur Shëngjinin, trafiku i shoqëroi deri në hyrje të qytezës.
Fluks të shtuar pushuesish kishte edhe drejt jugut, duke kujtuar së trafiku mbetet problem pa zgjidhje në disa akse.
Javë pas jave, Vlora po merr pamjen e një qyteti turistësh, por plazhi me protokoll duket se nuk gjen zbatim masivisht
“Edhe frika është zbutur por edhe ne nuk e kemi atë kulturë të distancohemi nga njëri-tjetri”.
Ende mbizotërojnë shqiptarët, por bjellorusëve të ardhur pak ditë më parë, tashmë u janë shtuar edhe grupi i parë nga Rusia.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, me gjasë shqiptarët do të kenë pak alternativa për pushime jashtë vendit, ndaj ky sezon pritet të bazohet tek turizmi patriotik./oranews
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...