Muajt e fundit, Serbia po zhvillon një fushatë për të parandaluar njohjet e reja dhe tërheqjen e atyre që tashmë kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Kjo temë ka nxitur përplasje ndërmjet dy vendeve, por edhe paqartësi për efektet e kësaj fushate.
Ndërsa zyrtarë të ministrisë së punëve të jashtme të Kosovës thonë se janë duke ndërmarrë veprime për t’iu kundërpërgjigjur fushatës së Serbisë, analistët bëjnë thirrje për një qasje më strategjike dhe reagim më të shpejtë të shtetit të Kosovës kundër fushatës së Serbisë.
Vlen të theksohet se tash e një kohë të gjatë diplomacia serbe përmes mjeteve të ndryshme dhe propagandave, po tenton që të ulë numrin e njohjeve.
Kohë më parë shteti serb kishte marrë vërejtje nga Franca dhe Britania për sjelljen karshi shteteve të cilat e kanë njohur Kosovën./Zëri i Amerikës/
Presidentja Osmani pranoi raportin e Misionit Vëzhgues të BE...
Imami në Junik e gjen një kuletë me1300 euro, i dorëzon në p...
Costa për vizitë në Kosovë, policia tregon se në disa rrugë ...
Haxholli i drejtohet MPJD-së me 7 kërkesa për reformë në shë...
Pas Thaçit, edhe Fadil Fazliu me ankesë për mangësi në aktak...
Trump largohet nga Riadi, Princi saudit i Kurorës ia bën me ...