Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka mirëpritur përparimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga Transparency International.
Sipas saj, ky është rezultati më i lartë që vendi ka arritur ndonjëherë.
“Kosova ka shënuar një përparim të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, duke arritur 44 pikë për vitin 2024 nga 39 pikë sa ishte në vitin 2021,në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga Transparency International. Ky është rezultati më i lartë që vendi ka arritur ndonjëherë, duke reflektuar përkushtimin e institucioneve në forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e llogaridhënies institucionale”, shkroi Haxhiu në Facebook./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
TI: Kosova shënoi përparim të lehtë në luftimin e korrupsionit
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës