Kosova ka marrë pjesë si anëtare e plotë dhe e barabartë në Organizatën Botërore të Doganave në Bruksel, bën të ditur zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli, shkruan arbresh.info.
“Përkundër përpjekjeve të Serbisë për të penguar pjesëmarrjen e Kosovës, delegacioni ynë ka ushtruar të drejtat dhe obligimet sikurse të gjithë anëtarët e tjerë”, shkruan Pacolli.
Tutje kryediplomati ka uruar zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm Kunio Mikuriya nga Japonia dhe Kryesuesin e Këshillit Enrique Cannon nga Uruguai.
Sot në Bruksel…..
Kosova merr pjesë si anëtare e plotë dhe e barabartë e Organizatës Botërore të Doganave në Bruksel, në takimin e Këshillit të OBD-së. Përkundër përpjekjeve të Serbisë për të penguar pjesëmarrjen e Kosovës, delegacioni ynë ka ushtruar të drejtat dhe obligimet sikurse të gjithë anëtarët e tjerë. E uroj zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm Kunio Mikuriya nga Japonia dhe Kryesuesin e Këshillit Enrique Cannon nga Uruguai. Përpjekjet tona nuk do të ndalen asnjëherë për të bërë Kosovën një anëtare të plotë dhe të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare.
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz