Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe udhëheqësja e Departamentit Ndërkombëtar të Agjencisë së Punësimit në Gjermani, Kea Decker, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë së Punësimit në Gjermani, njofton kumtesa ministrore.
Me këtë marrëveshje, thotë kumtesa, do të forcohet partneriteti ndërmjet dy institucioneve dhe njëherësh do të promovohen marrëdhënie të besueshme institucionale në zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me politikat e punësimit.
Agjencia e Punësimit e Gjermanisë, do të kontribuojë me përvojën e saj 90 vjeçare të menaxhimit të politikave të punësimit dhe do të ofrojë ekspertizë të çmuar në themelimin e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës.
Gjatë vitit 2017, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Agjencia Gjermane e Punësimit, kanë planifikuar që të organizojnë seminare të përbashkëta, panaire të punës dhe trajnime.
Presidenti Begaj takohet me kongresmenin amerikan, Keith Sel...
Kanin: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë të veprojë për B...
Bajrami: Kurtit nuk i rrihet pa krizë, prapë po e çon vendin...
Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh në favor t...
Rama në takim me fermerët në Dibër: Duhet të bashkoheni për ...
Pas armëpushimit me SHBA-në, aeroporti i Teheranit rifillon ...