Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, dje u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës, duke i paralajmëruar ata se do të dënohet sipas Ligjit penal të Serbisë ku pjesëmarrja në formacionet ilegale të armatosura është e dënueshme deri në dhjetë vite burgim.
Ai tha se formimi i Ushtrisë së Kosovës është ilegal dhe bie ndesh me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen e Kumanovës dhe është kundër qëllimeve të shtetit serb, e kjo, sipas tij, është stabiliteti afatgjatë.
Lidhur me këtë deklaratë, Indeksonline ka kontaktuar Qeverinë e Kosovës të cilët thonë se FSK është institucion i cili ka të integruar të gjithë pjesëtarët e komuniteteve.
“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk i komenton prononcimet elektorale të askujt e në këtë rast as të Marko Gjuriq. Deklaratat e tilla janë të papranueshme dhe kjo çështje i acaron marrëdhëniet fqinjësore. FSK është institucion i cili ka të integruar të gjithë pjesëtarët e komuniteteve”, është thënë në një përgjigje nga Zyra e Informimit në Qeverinë e Kosovës.
Gjithashtu është thënë se gjuha e urrejtjes dhe e kërcënimeve ndaj qytetarëve të Kosovës nuk i shërben as procesit të dialogut e as përmirësimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore Kosovë-Serbi.
“Ftojmë Qeverinë e Serbisë që të mos e pengoj integrimin e komunitetit serb nëpër institucionet e Kosovës e të mos i kërcënoj ata. Sikur çdo bashkësi etnike, serbët e Kosovës e meritojnë të integrohen sepse ata janë qytetarë të këtij vendi. Çdo shtetas i Kosovës ka mbrojtjen e ligjit dhe të institucioneve. Për më shumë anëtarët e FSK-së, gëzojnë prestigj dhe mbrojtje shtesë të vet institucionit”, është thënë tutje në përgjigjen e Qeverisë.
Ndryshe Gjuriq ka ripërsëritur se Lista Serbe, është kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, madje në këtë drejtim ajo e ka mbështetjen e plotë të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe Qeverisë serbe.
Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Gjakovë, arrestohet ...
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e nj...
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja