Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani ka thënë se Kosova është e përkushtuar në rrugën drejt NATO-s, dhe se anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në Aleancën Veri-Atlantike është alternativa më e sigurt për zhvillimin e rajonit të sigurt dhe prosperues.
Këto deklarata ai i bëri në Tiranë gjatë një takimi që zhvilloi atje me homologun e tij nga Shqipëria, Petro Koçi dhe atë nga Maqedonia e Veriut, Bekim Maksuti.
Takimi në Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes kishte karakter diskutimi të përbashkët mbi përvojat në rajon në rrugën e integrimeve në NATO dhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm midis shteteve në çështjet e politikave të sigurisë dhe mbrojtjes.
Ramadani vlerësoi lartë takimin konsultues të këtij formati, duke theksuar dëshirën për zgjerimin e përfaqësimit edhe të shteteve tjera në rajon.
“Rajoni ynë dhe shtetet tona kanë nevojë të vazhdueshme për shkëmbimin e përvojave në proceset integruese, si dhe thellimin e bashkëpunimit për të promovuar vlerat perëndimore të rajonit”, tha ai.
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...
18 vjet nga ngritja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë
“Mos ik, deputet!” – Përplasen Kollçaku dhe Zemaj në komisio...
Premier Leagues i shtohet një vend në Ligën e Kampionëve për...