Ani pse kanë kaluar gati shtatë ditë që nga zhdukja e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ende mbetët enigmë rasti i tyre.
Dje pjesëtarët kompetentë nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policët kanë gjetur trupin e pajetë të njërit prej policëve, Malësor Dashi, ndërsa vazhdojnë kërkimet për trupin tjetër.
E vonesa e një rezultati ka ngritur edhe polemika në vende se sa është Kosova e përgatitur për rastet Emergjente të çfarëdo natyre, shkruan arbresh.info.
Ndonëse jemi shtet tash e 10 vite vendi ynë ende është shumë mbrapa në këtë aspekt.
Analisti Mazllum Baraliu, ka thënë për Arbresh.info, se përderisa FSK-ja, nuk ka një helikopter të tyre për raste edhe më të thjeshta tregon më së miri gjendjen në vendin tonë.
“Në aspektin institucional ne nuk kemi përforcuar as një hallkështetërore as një segment dhe nivel, institucionet e shtetit ka shumë argumente se nuk është bërëasgjë për siguri. Shumë ma tepër duhet investime në siguri Ne nuk kemi as një helikopter për raste emergjente për ndihmën e parëtepjesëtaret e lë më për qytetarët e lëre më mjetet të tjera. Ne kemi investime të gabuara kryesisht nëinfrastrukturë e jo në pikat kyçesiçështëshëndetësia, arsimi apo siguria. Duhet urgjentisht të investohet në këtë drejtim “.
Sipas tij fajtore për këtë janë si Institucionet e vendit po ashtu edhe ato ndërkombëtare të cilat nuk kanë investuar as në cilësi e as nënumër . Ai ka shtuar qëështë fatkeqësi që edhe pas kaq ditësh ne të mos kemi një informacion zyrtar për rastin e fundit.
“Fakti që prej fillimit përgjegjësinë që për ngritjen dhe përgatitjen e FSK-së, e veçanërisht për situata emergjente ne nuk jemi duke parë dhe nuk kemi bërë as në aspektin kualitativ e as numerik nuk e kemi faktorizuar qe të jetë e gatshme në situata emergjente.E para në këtëaspekt kanëçaluar institucionet dhe shteti sepse ajo që ndahet për FSK-në dhe roli i saj nuk është i determinuar dhe pastaj NATO dhe Bashkimindërkombëtar nuk ka bërë sa duhet sepse po të kishte bërë ne do të ishim mëcilësor në këto situata si është e mundur qëedhepaskaq ditësh të mos ketë as një gjurmë për tragjedinë e fundit me zyrtarët e policisë së Kosovë”, ka përfunduar ai.
Por mendim tjetër ka analisti i çështjeve të sigurisë Avni Islami.
Ai për Arbresh.info, ka thënë se vendit nuk i mungon stafi për rastet emergjente, por thotë se vendi ose rrethana mund të ndikojnë në vendimet dhe intervenimet e tyre.
“Mund të flasim dhe mund të ngriti hipoteza, por mendoj se për shkak të hetimeve Policia e Kosovës nuk po jep informacione të bollshme, ndërsa lidhur me atë se a kemi në një ekip i cili po të merret me raste emergjente, për mendimin tim FSK-ja ka një ndër ekipet më të mira në Ballkan, sepse kemi parë se ky ekip ju ka ndihmuar edhe shteteve tjera, por në këtë raste ky është pak ma ndryshe sepse lumi ka qenë më i rrëmbyeshëm pastaj thellësia prej nga kanë ra dhe disa gjera të tjera ndoshta kanë bërë qe të jetë pak me e komplikuar. Ndërsa përveç FSK-së, e cila është e trajnuar mjaft mirë ne duhet të kemi parasysh edhe rrethanat e rasteve emergjente. Unë mendoj se Kosova është e gatshme për raste emergjente dhe grupet janë trajnime në nivelin më të lartë. Me vetë faktin se në këtë operacion janë aktivizuar edhe grupe të ndryshme të zhytësve nuk kemi të bëjmë me jo profesionalizëm por ndoshta me rrethanat e rendit”, ka përfunduar ai.
Edhe analisti tjetër Blerim Burjani, thotë se ekipeve si të FSK-së, si të PK-së, nuk ju mungon organizimi për rastet emergjente, por qe sipas tij disa raste janë me të komplikuara për të intervenuar .
“ShPK është e përgatitur për situata emergjente, ka edhe strukture organizativ pozitive nuk iu mungon angazhimi , ata janë mjaft aktive kudo nëpër Kosovë, edhe rasti i dy policëve ka dëshmuar se SHKP dhe FSK janë dy struktura më profesionale të shtetit , ka edhe qytetarë dhe vullnetarë të shumtë që ndihmojnë ShPK nuk mungon vullneti për të ndihmuar , kjo është shumë pozitive dhe shumë serioze për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj, se ata janë të mbrojtur dhe kanë kush kujdeset për ta në situata të shumta emergjente”, ka përfunduar ai. /V.Selimi/Arbresh.info/
Kryetarja e Dhomave të Specializuara viziton Kosovën, polici...
Numërohen 31.07% e kutive të votimit në Shqipëri, PS kryeson...
Skandal në Spanjë pas golit të anuluar të Barcelonës – “Fale...
SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave do...
Policia e Kosovës shqipton mbi 1900 gjoba në trafik brenda 2...
Përleshje me thikë në Podujevë, tre persona të lënduar – një...