Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip S. Kosnett, tha se ekonomia funksionale e tregut si dhe tregtia e papenguar rajonale përbën shtegun e Kosovës për tërheqjen e investimeve amerikane dhe investimeve të tjera të huaja.
Gjatë një takimi me udhëheqësit e Odës Ekonomike Amerikanë në Kosovë, ambasadori theksoi se “Ambasada është e lumtur të dëgjojë se prioritetet e saj për paqe, drejtësi dhe prosperitet janë edhe prioritete të qytetarëve të Kosovës gjithashtu”.
Në takim, sipas komunikatës, është diskutuar edhe për nevojën e forcimit të sundimit të ligjit, që është një nga faktorët kryesorë për zhvillimin e mirëfilltë ekonomik.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë vazhdimisht thirrje për pezullimin e taksës 100% të cilën Qeveria e Kosovës e ka vendosur ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, duke e konsideruar të dëmshme dhe kundër interesave të bashkëpunimit reciprok të Kosovës me SHBA-në.
Tentuan ta shpalosnin flamurin e tyre, arrestohen gjashtë se...
Dramë në Serie A, Roma e Como sigurojnë Ligën e Kampionëve, ...
Nga 120km/h në 80, në Zvicër diskutohet ulja e kufizimit të ...
Këto tri shenja të horoskopit ju fshijnë nga jeta pa u pendu...
Qipriotët drejtë kutive të votimit pas një fushate zgjedhore...
Haaland golashënuesi më i mirë i sezoni për të treten herë, ...