Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi se qeveria në Serbi nuk ka përmbushur asnjë nga reformat që premtoi në dhjetor.
Kështu raporton portali “European Western Balkan”.
“Nuk jam e kënaqur me atë që shoh në Serbi. Kryeministri i ri dhe kryetarja e Asamblesë Kombëtare më premtuan se reformat do të zbatoheshin shpejt, por presidenti i Serbisë i premtoi të njëjtën gjë Presidentit të Komisionit Evropian dhe Presidentit të Këshillit Evropian në fund të marsit, kështu që nuk ndodhi asgjë. Do të shohim se si do të ecim përpara”, tha Kos në debatin mbi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të mbajtur të hënën në Parlamentin Evropian, transmeton Klankosova.tv.
Në Bruksel, Kosi udhëhoqi një dialog publik rreth këtij instrumenti financiar të Bashkimit Evropian (BE), me vlerë gjashtë miliardë euro.
“Kur isha në Beograd, i thashë zotit Vuçiq se asgjë nuk është arritur që nga dhjetori, edhe pse e gjithë qeveria dhe ai vetë shpjegojnë se janë në favor të reformave”, theksoi Kos.
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...