Kontrata kolektive për shëndetësinë kushton 11 milionë euro shtesë

09:42 | 13 Qershor 2018

Kontrata kolektive për punëtorët shëndetësorë do t’i kushtojë buxhetit 11 milionë euro më shumë.

Basri Sejdiu, drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, tha se kontrata kolektive për punëtorët shëndetësorë është një gjë shumë e mirëpritur.

“Stimulimi është shumë i mirë për punëtorët shëndetësorë. Kontrata kolektive është bërë pa presione të ndryshme”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës.

Sipas tij kostoja shtesë vjetore për punëtorët shëndetësorë do të jetë 11 milionë euro. “Kjo shtesë do të ndikojë në punë, do të paguhet kujdestaria. Kur ka stimulim është mirë dhe kjo do të sjell pozitivistet në punë”, tha ai.

Sejdiu vlerësoj se gjendja e tanishme e punëtorëve shëndetësorë nuk është e mirë. ‘Një problem është edhe ikja e punëtorëve tanë shëndetësor nëpër vende të ndryshme”, tha ai./RTK/

 

Lajmet më të lexuara