Konkursi për drejtor të burgjeve drejt anulimit

12:16 | 12 Maj 2018

Nehat Thaçit, i cili ka marrë drejtimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës para pak ditësh, po i rrezikohet pozita.

Kjo si rrjedhojë e shumë ankesave dhe parregullsive që e kanë përcjell konkursin dhe zgjedhjen e drejtorit të burgjeve.

Ndonëse Thaçi është emëruar drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës në muajin prill, ky konkurs  mund edhe të anulohet në tërësi si rrjedhojë e pikërisht e parregullsive.

Në një dokument që ka siguruar GazetaBlic, shihet se Këshilli Mbikëqyrës për Shërbimin Civil i ka dhënë edhe 30 ditë afat një ankesë rreth këtij konkursi, për ta shqyrtuar atë në detaje, pikërisht për shkak të parregullsive.

Në vendimin e Këshillit thuhet se lënda është specifike andaj duhet kohë e mjaftueshme për të shqyrtuar të gjitha elementet e lëndës.

Ankesa është paraqitur në Këshill nga ankuesi Muamer Bikliqi.

“Këshilli Mbikëqyrës për Shërbimin Civil në mbledhjen e fundit të mbajtur me 7 maj ka vendosur që ti jap edhe 30 ditë afat shqyrtimit të ankesës së Muamer Bikliqit, i cili ka dërguar në këtë komision ankesë për

Pas kërkesës së datës 07.05.2018 të kryetarit të Kolegjit për shqyrtimin e ankesave lidhur me vazhdimin edhe për 30 ditë tjera të afatit për vendosje të ankesës,

Këshilli në takimin e tij ka shqyrtuar këtë kërkesë dhe ka marrë vendim për zgjatjen e afatit edhe për 30 ditë për të vendosur lidhur me kërkesën e ankuesit Muamar Bikliqi.

Duke pasur parasysh arsyetimin e kryetarit të Kolegjit që lënda është specifike, vendimi është marrë në mënyrë që të vendoset meritorisht për ankesën dhe të ketë kohë të mjaftueshme për shqyrtimin e të gjitha shkresave të lëndës.” thuhet në vendimin e këtij Këshilli.

Thaçi, ushtroi detyrën e drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Ai në shtatorin e vitit 2016 u arrestua nga Serbia në vendkalimin kufitar në Konçul, me dyshimin se kishte kryer krime kundër serbëve në Lipjan në korrikun e vitit 1999./GazetaBlic/

Lajmet më të lexuara