Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci dhe shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli, sot, me rastin e festës së Kurban Bajramit, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, thuhet në një komunikatë për media.
Pas takimit me myftiun Naim Tërnava dhe drejtues të tjerë të kësaj bashkësie, kryetari Konjufca tha se Kurban Bajrami është festë shumë e rëndësishme, sepse na e kujton lindjen e ngritjen shpirtërore të njeriut, lidhjen e njeriut me krijuesin, e po ashtu edhe sakrificën e nevojshme, në mënyrë që të arrihet besimi i sinqertë e i vërtetë.
“Populli ynë ka kaluar nëpër vështirësi të shumta dhe udhëkryqe të rëndësishme, të cilat nuk kanë qenë aspak të lehta, por ka qenë në gjendje që gjithëherë ta ruajë besimin e sinqertë e besimin e vërtetë. Për këtë një falënderim i veçantë shkon për Bashkësinë Islame të Kosovës dhe myftiun Tërnava, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmueshëm që besimi i popullit tonë të jetë vërtet një besim i shëndoshë”, theksoi kryetari Konjufca.
Kreu i Kuvendit po ashtu vlerësoi rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës edhe në aktivitetin e bamirësisë, përderisa uroi besimtarët islamë për festën.
“Shfrytëzoj këtë rast që prej selisë së Bashkësisë Islame të Kosovës t’ua uroj festën e Kurban Bajramit të gjithë qytetarëve të Kosovës të besimit islam, me dëshirat më të mira për lumturi familjare, dhe po ashtu të uroj për paqe në botë”, theksoi kryetari Konjufca./arbresh.info/
Mishetiq e ripërsërit: S’ka prova që Thaçi ishte i përfshirë...
Osmani për një mandat të dytë: Në dorën e deputetëve, jam e ...
Nis dëgjimi i dëshmitarit të radhës në rastin “Banjska”, dës...
Hamza: Dje foli populli, sot flasin ata
Walker kundër Speciales: Ish-krerët e UÇK-së po mbahen pa pr...
Mbrojtësi i viktimave: S’është punë e jona të vërtetojmë aku...